0Më shumë se 9.5 milionë shtetas të huaj ndodhen në momentet aktuale në Rusi, ndërkohë që 6 milionë prej tyre kanë ardhur në vend gjatë këtij viti. Të dhëna të tilla bëri publike Kryetari i Shërbimit Federal të Migracionit Konstantin Romodanovskij. Sipas të dhënave të tij, vetëm 1.5 milionë emigrantë ndodhen në territorin rus në mënyrë të ligjshme, paguajnë taksa. Konstantin Romodanovskij njoftoi se vetëm në Moskë raporti paraqitet i tillë: një emigranti të ligjshëm i bien dy të paligjshëm. Shumicën e emigrantëve në Rusi e përbëjnë të ardhurit nga Ukraina.