Zëri i Rusisë Në Shën Petersburg gjithçka është gati për pritjen e mysafirëve dhe pjesëmarrësve të Forumit të XV Ekonomik Botëror. Një vemendje e veçantë i është kushtuar me këtë rast infrastrukturës së hoteleve.

Sipas të dhënave të ekspertëve, Shën Petersburgu është lider midis qyteteve ruse përkatësisht nivelit të zhvillimit të industrisë së mikpritjes. Turizmi është njohur si drejtim strategjik atje. Që nga viti 2005 në këtë qytet po realizohet në jetë programi special për ndërtimin e hoteleve. Vetëm për këtë vitin e fundit janë dorëzuar më shumë se 20 hotele, 10 prej të cilëve janë hotele të klasit botëror. Të gjitha hotelet janë të gatshme për të pranuar mysafirët e Forumit të XV Ekonomik Botëror, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Këshilltari i Zv/Guvernatorit të Shën Petersburgut Anatoli Kotov: “- Falë punës së bërë në kohë ne kemi sot më tepër se 110 hotele bashkëkohore. Numri i pjesëmarrësve të Forumit, të cilët do të akomodohen këtë vit në hotelet e qytetit tonë, përbën afërsisht 1000 veta. Nga Fondi është rezervuar një numër po i tillë vendesh, madje dhe me disa rezerva, dhe ne jemi në gjendje ti akomodojmë të gjithë mysafirët e nevojshëm e të rëndësishëm, bile edhe në qoftë se dikush do të vijë papritur”, - tha Anatoli Kotov.

Aktualisht në Shën Petersburg janë përfaqësuar brands më të famshme e më të mëdha botërore të hoteleve. Ndër to mund të përmendim: Kempinski, Radisson, Park Inn, Courtyard by Mariott. Por janë dukur edhe lojtarë të rinj, të cilët duan tu propozojnë mysafirëve të tyre komfort, rehati me të vërtetë shtëpiake. Ja se ç’tregon Vladimir Tullajev, i cili hapi në Shën Petersburg hotelin e parë të rrjetit Starwood në Rusi: “- Kur të vini në hotelin tonë do të provoni menjëherë ndjesinë sikur ndodheni në shtëpinë tuaj. Ne jemi tejet të interesuar që ata, të cilët kalojnë në rrugën pranë hotelit tonë, të shikojnë dritaret e hapura të tij dhe tu lindë dëshira për të hyrë e për ta parë nga brenda atë. Klientin do ta presin gjithmonë me buzëqeshje në hotelin tonë”, - thotë Vladimir Tullajev.

0Ekspertët venë në dukje, se përgatitja e Shën Petersburgut për Forumin e përvitshëm Ekonomik Botëror i përgjigjet standarteve më të larta botërore. Përveç biznes-programit është parashikuar edhe një program kulturor me përmasa mjaft të gjëra. Në kuadër të Forumit në Sheshin Dvorcovaja do të debutojë këngëtari i famshëm britanik Sting. Teatri Mariinski nën drejtimin e Valeri Gergiev do të paraqesë kryeveprat e baletit botëror - “Carmen Suite” e Shchedrin dhe “Stolitë e çmuara” (“Jewels”) të Balanchine. Kurse Teatri Mihaillovski do të paraqesë operan “Dama Pik” (“The Queen of Spades”) të Çajkovskit me pjesëmarrjen e këngëtares së famshme operistike ruse Elena Obrazcova.

Maria Vesnovskaja