0Rusia, në lidhje me refuzimin e Gjermanisë për vazhdimin e përdorimit të energjetikës atomike në të ardhmen, shprehet e gatshme ti vërë asaj në dispozicion vëllime suplementare gazi natyror. Për këtë deklaroi Presidenti i Shoqatës Ruse të Gazit Valeri Jaziev në takimin e zhvilluar në Moskë me delegacionin e RFGJ. Ai tërhoqi vemendjen ndaj faktit, se për gjithë historikun 45-vjeçar të furnizimeve të “lëndës së kaltër” djegëse ruse në Gjermani ka patur vetëm 2 raste të ndalimit të tranzitit të saj - në vitin 2006 dhe në vitin 2009 - dhe të dyja herët, duhet theksuar, për faj të Ukrainës. Jaziev kujtoi, se pikërisht për eliminimin e rreziqeve të lidhura me tranzitin Rusia po ndërton tani gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) dhe “Nord Stream” (“Rryma Veriore”).