0Ekipi përfaqësues i Rusisë (femra) startoi me fitore në Superfinalen e Ligës Botërore të Water Polo (World League Water Polo) që po zhvillohet në Kinë. Sot me rezultatin 9:8 sportistet ruse korrën fitoren ndaj rivaleve të tyre kanadeze. Ekipet përfaqësuese të Rusisë dhe Kanadasë luajnë në Grupin “B”, në të cilin marrin pjesë edhe skuadrat e Australisë dhe Spanjës. Në Grupin “A” hyjnë ekipet e SHBA, Greqisë, Kinës dhe Italisë. Ekipi fitues i Turneut do të përcaktohet më 19 qershor.