Shkarko audiofailin

“Autoritetet e Serbisë po e shtyjnë Beogradin në Aleancë” dhe “Poshtërim për vendin” - nën tituj të tillë disa media të veçanta në Beograd njoftuan mbi Konferencën për partneritetin strategjik ushtarak me NATO-n dhe vendet-partnere të saj, që po zhvillohet më 14-15 qershor në kryeqytetin serb.

Qarqet drejtuese të Serbisë mendojnë se ky është një eveniment tejet i rëndësishëm për rritjen e prestigjit të vendit në arenën ndërkombëtare dhe zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak me vendet miqësore me të. Në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë janë mëse të bindur: vetë fakti se Serbia u zgjodh si vend-organizator i Konferencës dëshmon për marrëdhëniet e afërta me NATO-n dhe kredibilitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut ndaj këtij shteti ballkanik. Dhe megjithëse organizatorët e Konferencës premtojnë se asnjë dokument strategjik gjatë zhvillimit të saj nuk do të nënshkruhet dhe se Serbia nuk do të devijojë nga parimet e neutralitetit ushtarak, opozita i beson me vështirësi megjithatë këtyre fjalëve.

Korrespondenti ynë në Beograd Igor Gojkoviç njoftoi, se në vigjilje të Konferencës së NATO-s Partia Demokratike e Serbisë organizoi Forumin me temë “Serbia midis NATO-s dhe neutralitetit ushtarak”. Eksperti serb për çështjet e sigurisë Aleksandër Fatiç, gjatë fjalës së marrë në këtë Forum, deklaroi se në qoftë se Beogradi do të bashkohet me NATO-n, atëhere në mënyrë të pashmangshme ai do të prishë marrëdhëniet e veta me Moskën. Sipas fjalëve të Fatiç-it, Rusia është e vetmja partnere reale strategjike e Serbisë. Dhe Rusia i garanton asaj “mbrojtje energjetike dhe ekonomike” me kusht që Serbia të ruajë statusin e vendit jashtë blloqeve. Edhe një tjetër pjesëmarrës i Forumit, gjenerali në lirim Vladimir Pejak, i përmbahet mendimit se zhvillimi i samitit të NATO-s në Beograd bie në kundërshtim të plotë me ligjet e moralit. “Agresorja e djeshme paraqitet si partnere me qëllim që të lihen sa më shpejt në harresë krimet dhe viktimat e saj”, - deklaroi Vladimir Pejak.

0Zhgënjim, pakënaqësi të madhe shprehin edhe serbët që jetojnë në Kosovë. Politikani Marko Jakshiç e quan vendimin e autoriteteve serbe mbi zhvillimin e Konferencës së NATO-s “mazohist”. Ai kujtoi, se forcat e NATO-s plot 79 ditë me radhë bombarduan Jugosllavinë. Si pasojë gjetën vdekjen 800 fëmijë, ndërsa për shkak të vënies në përdorim nga NATO të predhave me uranium të varfëruar është rritur më tepër se gjashtëfish numri i të sëmurëve me kancer. Vendit iu shkaktua një dëm që llogaritet në rreth 200 miliardë $. Dhe, në fund të fundit, pikërisht agresioni i NATO-s çoi në atë që Serbia e humbi Kosovën, domethënë 15% të territorit të saj. Ja, pra, se si i shërbeu Aleanca e Atlantikut të Veriut zhvillimit të vendit tonë, - konkludoi Marko Jakshiç.

Igor Gojkoviç dhe Timur Bllohin