0Krijimit të Fondit Rus të investimeve të drejtpërdrejta do ti kushtohen “tryezat e rrumbullakëta” speciale në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Petersburgut, që do të zhvillohet më 16-18 qershor. Për këtë njoftoi Ndihmësi i Presidentit të Federatës Ruse Arkadi Dvorkoviç. Sipas tij, tani po krijohet ekipi i menaxhimit dhe po realizohet përpunimi i dokumenteve të Fondit. Me iniciativën e krijimit të këtij Fondi Dimitri Medvediev doli në janar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ai do të krijohet në formën e Fondit të mbyllur të përbashkët investues në bazë të Bankës ruse “Vnieshekonombank” dhe do të merret me tërheqjen e investimeve të huaja afatgjata në ekonominë e Federatës Ruse.