0Në Moskë sot pritet të hapet Festivali i XIV Ndërkombëtar “Çajkovski”. Për herë të parë ky Konkurs muzikor do të zhvillohet jo vetëm në kryeqytetin rus, por edhe në Shën Petersburg. Unikaliteti i këtij Konkursi konsiston në atë, se kësaj here atë do të ketë mundësi ta ndjekë edhe Internet-auditori. Etapa e tretë e tij - ajo më e rëndësishmja - do të transmetohet në regjim online. Në këtë Festival do të marrin pjesë muzikantë nga 29 vende të botës. Publiku do të dëgjojë veprat e Dimitri Shostakoviç-it, Alexandre-César-Léopold Bizet, Charles François Gounod, Giuseppe Fortunino Francesco Verdi, Gaetano Maria Dinizetti dhe konpozitorëve të tjerë të famshëm.