Shkarko audiofailin

Ekspertët ndërkombëtarë financiarë janë të gatshëm të shpallin bile që sot Kryesuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar francezen Christine Lagarde. Kandidaturën e meksikanit Agustin Carstens askush nuk e percepton seriozisht. E megjitahtë, latinoamerikani nuk dëshiron të dalë vullnetarisht nga loja. Të dy pretendentët e sipërpërmendur premtojnë të reformojnë në ndonjë farë mënyre FMN e “fosilizuar” tashmë. Të dy ata premtojnë të intensifikojnë ndikimin e vendeve në zhvillim në vendim-marrjet e FMN. Agustin Carstens, përveç kësaj, përpiqet  të joshë, të tundojë evropianët duke u premtuar atyre “mobilizimin e të gjitha rezervave financiare për hir të shpëtimit të Evropës”.

Por paketën kontrolluese (shumicën) e votave i zotërojnë megjithatë SHBA dhe BE. Në favor të Christine Lagarde u shprehën edhe shumë përfaqësues të shteteve afrikane, kurse të gjithë së bashku ata përbëjnë shumicën evidente.

Ish Ministri i ekonomisë i Federatës Ruse Andrei Neçajev nuk vëren ndonjë ndryshim principial në faktin se kush do ta kryesojë FMN: “- Edhe kandidatja e parë, edhe kandidati i dytë janë financierë me shumë përvojë. Ata gëzojnë mbështetjen e qeverive të veta. Dallimi midis tyre konsiston në disa nuanca. Megjithëse, sigurisht, po të zgjidhej Presidenti i Bankës së Meksikës, ky do të ishte me të vërtetë precedent. Ndryshime, bile dhe në një organizatë të tillë konservative si FMN, po ndodhin megjithatë. Jo shumë kohë më parë u rishpërndanë kuotat edhe pse jo në mënyrë kardinale. Roli i vendeve në zhvillim po vjen duke u rritur ndjeshëm, prandaj premtimet e kandidatëve nuk janë kurrsesi vetëm yshje rituale, formale. Kjo është tashmë një tendencë e konturuar fare qartë. Por, natyrisht, nuk mund të mendohet se që në këto vitet e afërta vendet në zhvillim do të luajnë në FMN rol të rëndësishëm, vendimtar. Pavarësisht nga fakti se kush do të kryesojë tani FMN”, - tha Andrei Neçajev.

0Sipas rregullave aktuale, Bordit Drejtues të FNM do ti duhet të miratojë kandidaturën e Kreut të FMN jo më vonë se data 30 qershor. Dhe si zor të priten ndofarë surprizash.

Sergei Guk