0Federata Ruse është e interesuar që situata në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën Veriore të zhvillohet sipas një skenari të perceptueshëm, të parashikueshëm dhe mbetet e hapur për diskutimin e problemeve ekzistuese me të gjitha shtetet e interesuara fqinje, ndër të tjera edhe me Uzbekistanin. Për këtë deklaroi Dimitri Medvediev gjatë takimit në Tashkent me homologun e vet uzbekistanas Islam Karimov. “Sot bota po përballet me sprova e sfida tejet serioze. Ky vit filloi me të ashtuquajturën “pranverë arabe”, e cila krijoi një situatë krejtësisht të re në lindjen arabe dhe në Afrikën e Veriut”. Me sa duket nga të gjitha pasojat e kësaj krize do të vazhdojnë të ndihen për një periudhë të gjatë, tha Presidenti rus.