0Në Madrid u zhvilluan promovimi i Forumit Politik Botëror, i cili do të zhvillohet më 7-8 shtator në qytetin rus Jarosllavl (në veri të Moskës). Pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët diskutuan në kryeqytetin spanjoll problemet e shtresimit social dhe masat e nevojshme për eliminimin e kësaj pabarazie. Prezantime analogjike janë bërë më parë në Rigë dhe Pekin. Forumi i Jarosllavl-it do të zhvillohet për të tretin vit me radhë nën patronazhin e Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Këtë vit ai do ti kushtohet funksionimit efikas të shteteve bashkëkohore demokratike në epokën e diversitetit social.