Zëri i Rusisë Në Uashington u zhvillua promovimi i projektit të ri të Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në SHBA - transmetimi në eter të drejtpërdrejtë (live) nga Uashingtoni. Për herë të parë radioemisionet e transmetimit rus për vendet e huaja në territorin amerikan po realizohen direkt nga SHBA, ndërkohë që më parë ai bëhej vetëm nga Moska.

“Zëri i Rusisë” dëgjohet tani në frekuencën 1430 AM në Nju Jork dhe në frekuencën 1390 AM në Uashington. Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Radiokompaninë, sepse për herë të parë në histori emisionet që transmetohen për auditorin e Amerikës së Veriut do të përgatiten në vend, vuri në dukje Kryetari i Radiokompanisë Shtetërore të Rusisë “Zëri i Rusisë” Andrei Bistrickij.

Transmetimi realizohet nga studio në Uashington 7 ditë në javë nga 6 orë në ditë. Këto janë prime time-t e mëngjesit dhe mbrëmjes. Në eter të drejtpërdrejtë (live) nga studio moderne në Uashington, e cila ndodhet vetëm dy hapa larg Shtëpisë së Bardhë, kolektivi i gazetarëve rusë dhe amerikanë i tregon operativisht auditorit mbi ngjarjet që ndodhin në botë.

Ekspertët janë mëse të bindur se projekti i ri i “Zërit të Rusisë” do të ndihmojë për formimin e një mirëkuptimi më të thellë midis dy vendeve tona.

Për këtë, në veçanti, u bë fjalë në “tryezën e rrumbullakët” në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington. Aktiviteti në kuadër të prezantimit të projekti i ri të “Zërit të Rusisë” iu kushtua temës “Nga Lufta e Ftohtë deri tek “Riformatimi: ndryshimi i imazhit të diplomacisë publike në marrëdhëniet ruso-amerikane”. Me përhapjen e mjeteve të shumta të informimit masiv bota filloi të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme, vuri në dukje Kryetari i Radiokompanisë Shtetërore të Rusisë “Zëri i Rusisë” Andrei Bistrickij: “- Bollëku aktual i mediave, miliona site informative, dhjetra mijëra  kanale online vetëm në gjuhën angleze çuan në atë, që gjithnjë e më shpesh auditori nuk arrin të kuptojë fare se ç’po ndodh në të vërtetë. Bile më tepër se kaq, është jashtëzakonisht e vështirë të dallosh të vërtetën nga trillimi. Problemi i botës se re të komunikimit konsiston në atë, se në të çështja e vërtetësisë, besueshmërisë është bërë kyçe. Sigurisht që nuk mund të bëhet kurrsesi fjalë për ndofarë kufizimi të lirisë së përhapjes së informacionit dhe një gjë e tillë është bile e pamundur në parim. Sipas mendimit tim, gjëja më e rëndësishme është të sillesh në mënyrë të përgjegjshme ndaj informacionit. Në thelb, projekti ynë në Amerikë dhe është hap drejt atij qëllimi, që ne të gjithë të marrim sa më shumë informacion të përgjithshëm dhe më tepër mirëkuptim reciprok”, - tha Andrei Bistrickij.

0“Zëri i Rusisë” hyn në pesëshen e radiostacioneve më të dëgjuara ndërkombëtare. Auditori total i tij arrin në 109 milionë veta. Sipas vlerësimeve të dëgjuesve të huaj nga 80 vende dhe territore të botës “Zëri i Rusisë” është një kanal shumë i përshtatshëm dhe demokratik për marrjen e informacionit që i intereson atyre mbi jetën e Rusisë.

Inessa Frollova