Zëri i Rusisë Perimet evropiane do të duken sërish në tregun rus. Anulimi i ndalimit të importimit të produkteve bujqësore nga vendet e Bashkimit Evropian u bë gati tema më kryesore e samitit Rusi-BE. Megjithëse deri para mbërritjes në Nizhni Novgorod flitej se kjo temë nuk planifikohet të ngrihet për diskutim. U shqyrtuan në samit edhe probleme të tjera aktuale: që nga hyrja e Rusisë në OBT e deri tek situata në Lindjen e Afërme dhe Afrikën e Veriut.

Samitin Rusi-BE të Nizhni Novgorod-it gazetarët e pagëzuan “perimor”. Nuk është aspak e çuditshme që Kreu i Këshillit të Evropës Herman Van Pompuy dhe Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Durão Barroso ngritën çështjen që ka të bëjë me vendosjen nga Rusia të embargos për importimin e produkteve bujqësore evropiane në tregun rus: fermerët evropianë po pësojnë humbje që llogariten në miliona euro. Duam t’ju kujtojmë, se Rusia mbylli kufijtë e vet për perimet nga Evropa më 2 qershor. Shkas për këtë shërbeu rreziku kërcënues i përhapjes së infeksionit intestinal (të zorrëve), nga i cili në vendet e BE kanë gjetur vdekjen deri tani më shumë se 30 veta.

Zgjidhjen kompromise të këtij problemi palët arritën ta gjejnë. Për këtë njoftoi në konferencën për shtyp mbajtur pas përfundimit të samitit Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. “- Ne diskutuam mekanizmin e rivendosjes së furnizimeve të perimeve evropiane në tregun rus. Ne jemi të gatshëm  të rifillojmë furnizimet e perimeve me të marrë garancitë e nevojshme nga ana e shërbimeve kompetente të BE”. Për ta bërë sa më shpejt këtë gjë specialistët nga Federata Ruse dhe Bashkimi Evropian duhet të bashkërendisin certifikatën e cila konfirmon sigurinë e produkteve që furnizohen në tregun rus”, - tha Dimitri Medvediev.

Morri pjesë në punimet e samitit edhe Kryemjeku sanitar i Rusisë Gennadi Onishçenko. Ai u sqaroi gazetarëve, se përfundimisht embargo për furnizimin e produkteve bujqësore nga Bashkimi Evropian do të hiqet vetëm pasi të evidentohet saktësisht burimi i infeksionit. Tani për tani Rusia do të heqë ndalimin veprues përkatësisht importit të perimeve nga Evropa për parti të caktuara perimesh nën garancitë e dhëna nga Komisioni Evropian.

Përsa i përket hyrjes së Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), duhet thënë, se përparim serioz në këtë çështje mund të pritet që në muajt e afërt. Palëve u ka mbetur tani vetëm të përpunojnë disa detaje të parëndësishme, theksoi Dimitri Medvediev.

0U diskutuan në samitin e Nizhni Novgorod-it edhe çështje të tjera të bashkëpunimit mes Rusisë dhe BE. Për shembull, Programi tashmë i njohur “Partneriteti për hir të modernizimit”, siç rezultoi, po zhvillohet me mjaft sukses. Tashmë janë përgatitur 16 projekte partneriale dypalëshe midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Federatës Ruse. Institutet evropiane miratuan Memorandumin mbi Mirëkuptimin me Bankën ruse VTB (ВТБ): ai ka të bëjë me investimet në projektet e modernizimit me shumë të përgjithshme rreth 2 miliardë euro.

Igor Sileckij