Zëri i Rusisë EULEX krijoi Grupin e punës për hetimin e mëtejshëm të rasteve të mundshme të trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë dhe përfshirjes në të të udhëheqjes kosovare, njoftoi të premten Agjencia France-Presse. Sipas fjalëve të Përfaqësuesit të EULEX Blerim Krasniqi, Grupi i punës përbëhet nga hetues dhe prokurorë që kanë marrë pjesë në hetimin paraprak. “Një pjesë e Grupit do të vendoset në Bruksel për shkak të karakterit ndërkombëtar të hetimit. Kjo është dëshmi e gjallë e asaj rëndësie që i kushtohet nga Bashkimi Evropian kësaj çështjeje dhe metodave të zhvillimit të punës hetimore”, - shtoi Blerim Krasniqi.