0“Ne diskutuam mekanizmin e rivendosjes së furnizimeve të perimeve evropiane në tregun rus. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë furnizimet e perimeve me të marrë garancitë e nevojshme nga ana e shërbimeve përkatëse të BE”. Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në konferencën për shtyp mbajtur pas përfundimit të samitit të 27-të Rusi-BE në Nizhni Novgorod. Nga ana e vet Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Durão Barroso vuri në dukje, se “sistemi i certifikimit të produkteve bimore do të aplikohet menjëherë në jetë nga Komisioni Evropian. “Sot apo nesër ne do tu dërgojmë kopjet ekzemplarët e certifikatave kolegëve tanë rusë”, shtoi ai.