Shkarko audiofailin

Vapa e paparë mund të bëhet me kalimin e kohës një gjë fare normale për banorët e planetit tonë. Në një konkluzion të tillë arritën specialistët e Universitetit të Stanfordit pasi analizuan dinamikën e ndryshimit të klimës në Tokë. Sipas të dhënave të tyre, zhegu, i cili nuk pat ekzistuar më parë, mund të vendoset në Afrikë dhe Azi tashmë që në 20 vitet e afërta. Kurse banorët e Evropës dhe Amerikës së Veriut do ta ndjejnë ndryshimin drastik të motit pas 60 vjetësh.

Një nga shkaqet kryesore të anomalive të tilla klimatike është rritja e përqëndrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, shprehet me bindje të plotë Koordinatori i Programit “Klima dhe energjetika” të World Wildlife Fund Aleksei Kokorin: “- Së pari, të dhënat e sipërpërmendura nuk janë më të fundit. Këto janë thjesht një shtojcë për ato studime që po zhvillohen që prej shumë kohësh. Kihet parasysh, se në qoftë se do të realizohet në jetë skenari më i keq, i lidhur me ndikimin maksimal të njeriut në përbërjen fizike dhe kimike të atmosferës, në veçanti hedhjet në atmosferë të gazeve me efekt serre, atëhere aty nga vitet 2060-2070 ajo që ne aktualisht e perceptojmë si valë të tmerrshme të vapës, si ajo që bëri në Evropë në vitin 2003, mund të bëhet me të vërtetë normë. Por duhet kuptuar se nuk do të ndodhë kështu që deri në vitin 2069 çdo gjë do të jetë në rregull, kurse në vitin 2070 moti do të prishet në mënyrë dramatike menjëherë. Dukuritë e rrezikshme të lidhura me ndryshimin e klimës do të vijnë duke u rritur gradualisht, përfshirë këtu edhe valët e të nxehtit”, - tha Aleksei Kokorin. Dua t’ju kujtoj, vazhdoi më tej ai, se vapa “shembullore” e vitit 2003 në Itali dhe Francë morri jetët e më tepër se 40 mijë vetave. Jo më pak e dëmshme e shkatërrimtare përkatësisht përmasave të veta u bë edhe vapa e vitit 2010 në Rusi, që shkaktoi vdekjen e 10 mijë banorëve të vendit. Dhe, duhet thënë, se ndikimi i saj negativ mbi ekonominë vazhdon të ndihet deri tani - eksporti i grurit rus do të fillojë vetëm më 1 korrik, gati një vit pas vendosjes së embargos.

Ngrohja globale e klimës, sipas mendimit të ekspertëve, do të ndikojë sigurisht në Rusi dhe në mënyrë veçanërisht negative në rajonet jugore bujqësore të saj. Kurse për pjesën tjetër të territorit të Rusisë rritja e temperaturës do të thotë fillim i një rilindje të vërtetë.

0Por, në përgjithësi, shkencëtarët pajtohen plotësisht me mendimin se ngrohja  globale masive do të bëhet për planetin dhe popullsinë e saj një sprovë, përvojë mjaft e hidhur. Vapa do të provokojë mungesën e ujit në Azi, ku jeton pjesa më e madhe e njerëzimit. Në këtë rast do të ndodhin ndryshime serioze në strukturën e tokës që nuk do të ngopet dot me lagështirë, gjë kjo që kërcënohet gjithashtu me krizë bujqësore dhe uri. Në këtë sfond ekonomistët kanë filluar të përpunojnë skemat e dhënies së ndihmës rajoneve që hyjnë në grupin e kërcënuar nga rreziku. Kurse ekologët paralajmërojnë se ka ende shanse për të parandaluar katastrofën. Sipas të dhënave të tyre, në qoftë se do të reduktohen emetimet e gazit të dioksidit të karbonit të paktën deri në dy herë, atëhere nga mesi i shekullit parashikimet mund të jenë më optimiste - valët e të nxehtit sigurisht që nuk do të zhduken asgjëkundi, por ndërkohë do të bëhen më të rralla  - një herë në 20 vjet.

Polina Çernica