0Përfaqësuesi Special i presidentit të Federatës Ruse për Afrikën Mihaill Margellov deklaroi sot, në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë, mbi gatishmërinë e vet për tu takuar me Muammar Gaddafit, në qoftë se kjo do të çojë në rregullimin politik të situatës në Libi. Por, theksoi Margellov, tani për tani ai nuk ka marrë ndonjë udhëzim të tillë nga Presidenti Dimitri Medvediev. Mihaill Margellov shtoi se tashmë ka paraqitur kërkesat për takimet me Kryeministrin e Libisë dhe Ministrin e Jashtëm libian. Të martën Margellov ndërmorri një vizitë në Benghazi, ku zhvilloi negociata me liderët e opozitës libiane. Në Tripoli Përfaqësuesi Special i presidentit të Federatës Ruse  nuk shkoi kësaj here, por theksoi se planifikon megjithatë një udhëtim në kryeqytetin libian.