0Pozitat e Rusisë dhe BE në lidhje me shumë probleme ndërkombëtare janë bashkëtingëlluese, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në konferencën për shtyp që u mbajt pas përfundimit të samitit Rusi-BE. Sipas fjalëve të tij, në këtë takim palët shkëmbyen mendime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me kapërcimin e pasojave të krizës ekonomike globale, diskutuan situatën e krijuar në Lindjen e Afërme dhe në Afrikën e Veriut, problemin bërthamor të Iranit, rregullimin e konfliktit në Transnistri dhe situata të tjera të mbarsura me konflikte në Evropë. “E rëndësishme është të vihet në dukje se përkatësisht shumicës së këtyre problemeve qasjet tona janë të afërta ose përkojnë”, - theksoi ai. Në punën e samitit Rusi-BE në Nizhni Novgorod morrën pjesë Kreu i Këshillit të Evropës Herman Van Pompuy dhe Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Durão Barroso.