Zëri i Rusisë Anija kozmike ruse “Sojuz” u bashkua me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Anija që startoi nga kozmodromi Bajkonur më 8 qershor solli në orbitë kozmonautin rus Sergei Vollkov, astronautin japonez Satoshi Furukawa dhe atë amerikan Michael Fossum. Kozmonautëve i është besuar misioni historik - pritja në orbitë e shuttle të fundit “Atlantis”, lëshimi i të cilit është planifikuar për në 8 korrik.

Përveç kësaj, ata duhet të realizojnë gjithashtu një program shumë të gjerë shkencor. Pjesa ruse e programit përfshin 28 eksperimente.