0Në qytetin rus Nizhni Novgorod (pranë Vollgës) filloi pjesa zyrtare e samitit të 27-të Rusi-BE. Liderët e Rusisë dhe Bashkimit Evropian do të diskutojnë problemet e zgjerimit të bashkëpunimit në sferën energjetike, perspektivat e anulimit të regjimit të vizave, reformimin e instituteve financiare botërore si dhe problemet aktuale të sigurisë ndërkombëtare. Mbi rezultatet e takimit Presidenti rus Dimitri Medvediev, Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Durão Barroso dhe Kreu i Këshillit të Evropës Herman Van Pompuy do të tregojnë në konferencën për shtyp që do të mbajnë pas përfundimit të mbledhjes së punës.