0Lançimi i countdown-it të kohës së hapjes së Paralimpiadës të vitit 2014 do të bëhet në Soçi të shtunën në kuadër të projektit “1000 ditë deri në fillimin e Lojërave Paralimpike”. Në ditën e startimit të programit “Soçi 2014” mijëra vullnetarë në të gjithë Rusinë do të marrin pjesë në aktivitetet që ndjekin si qëllim primar tërheqjen e vemendjes së shoqërisë ruse ndaj problemeve të njerëzve me aftësi të kufizuara (invalidëve) dhe mbështetjen e vlerave paralimpike. Lojërat Paralimpike do të zhvillohen në Soçi nga 7-16 mars të vitit 2014.