Zëri i Rusisë Radiokompania “Zëri i Rusisë” fillon transmetimin e vet 6-orësh live nga studio e vet ultra-moderne në Uashington, e cila ndodhet vetëm dy hapa larg Shtëpisë së Bardhë. Banorët e Nju Jorkut dhe Uashingtonit do të kenë mundësi tani të dëgjojnë në eter të drejtpërdrejtë në valët e mesme respektivisht 1430 dhe 1390 metra lajmet e fundit, komente analitike, opinione dhe vlerësime profesionale nga goja e ekspertëve rusë, amerikanë dhe ndërkombëtarë. Këto frekuenca janë shumë të lehta për tu kapur në radiot e makinave dhe ato të shtëpive. Politika, biznesi, shkenca, kultura dhe sporti - tema të tilla do të diskutohen në prime time eterial të “Zërit të Rusisë” jo vetëm nga gazetarët, por edhe profesionistët në fushat përkatëse. Shumë nga bashkëpunëtorët e ekipit amerikan të drejtuesve të emisioneve, producentët dhe gazetarët në Uashington kanë një eksperiencë të madh, të konfirmuar me diploma dhe çmime të ndryshme ndërkombëtare. Një kolektiv i tillë gazetarësh të rinj, por me status të lartë profesional do të ndihmojë për formimin e një perceptimi më të thellë të tematikës ndërkombëtare si dhe ngjarjeve aktuale në SHBA. Transmetimi i mëngjesit në eter do të zgjasë nga ora 6 deri në orën 9, kurse ai i mbrëmjes nga 16.00 - 19.00.

0“Zëri i Rusisë” u ofron dëgjuesve të vet mundësinë unikale për ti parë ngjarjet botërore nga këndvështrimi i perspektivës ruse. “Zëri i Rusisë” është një nga radiostransmetuesit më të vjetër në botë. Duke filluar që nga viti 1929 detyrë kryesore e Radiostacionit ka qenë gjithmonë përfaqësimi i pozitës së Rusisë në arenën ndërkombëtare, përhapja e informacionit rreth vendit, pasqyrimi i ngjarjeve të ndryshme. Dhe, duhet thënë, se “Zëri i Rusisë” mund të dëgjohet në çdo pikë të botës.

Elena Rubinova