0Sot në Uashington do të zhvillohen aktivitetet kushtuar fillimit të transmetimit të Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në SHBA nga Uashingtoni dhe Nju Jorku.  Transmetimi do të zhvillohet 6 orë çdo ditë. Kohëzgjatja e transmetimit në të ardhmen planifikohet të rritet. “Zëri i Rusisë” transmeton emisionet e veta në 38 gjuhë të huaja 151 orë në ditë në valë të shkurtra dhe të mesme, në diapazonin FM (FM-band), nëpërmjet kanaleve satelitore, rrjetit telefonik mobil. Në Internet “Zëri i Rusisë” është përfaqësuar në 33 gjuhë.