0Rusia del kundër miratimit të çdo rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë. Për këtë deklaroi përfaqësuesi i MPJ të Federatës Ruse në lidhje me faktin, se Britania e Madhe dhe Franca paraqitën në Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt rezolutë për Sirinë. “Është e domosdoshme të merret parasysh se mbështetja nga Këshilli i Sigurimit i kritikës në adresë të Damaskut, në kushtet kur në Siri po deklarojnë gjithnjë e më aktivisht për veten ekstremistët e armatosur, do të thotë mbështetje e tërthortë e veprimeve të tyre”, - sqaroi diplomati. Sipas mendimit të Moskës, rregullimi i situatës në Siri duhet të arrihet nga vetë sirianët, pa ndërhyrje nga jashtë.