Shkarko audiofailin

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç shprehu shpresën se procesi gjyqësor ndaj Ratko Mlladiçit do të ndihmojë për “zbardhjen e së vërtetës së plotë në lidhje me ngjarjet e tmerrshme që ndodhën në vitet 1990”. Por ish bashkëpunëtori i misionit ushtarak të OKB-së në Ballkan, analisti politik rus Vladimir Azarov nuk beson fort në paanësinë e gjykimit të Tribunalit të Hagës. Ai është mëse i bindur, se lufta në Ballkan pati karakter ndëretnik dhe ndërkonfesional dhe se serbët i shpallën si rrezikun më të madh për të gjithë shërbimet speciale perëndimore, duke i atribuuar atyre përpjekjet për krijimin e “Serbisë së Madhe”. “Kurse në të vërtetë serbët u përpoqën të mbrojnë pavarësinë territoriale të vendeve të qëndrimit kompakt të bashkatdhetarëve të tyre në territoret e ish republikave të Jugosllavisë”, - tregoi Vladimir Azarov në intervistën e vet për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë”.

0Apoteozë e konfliktit u bë qyteti Srebrenicë, ku, sipas të dhënave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY), njësitë e armatosura serbe nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç masakruan më tepër se 8.000 myslimanë. Vladimir Azarov dëshmon: “- Fillimisht atje u krijuan nënrepartet myslimane, të cilat nisën spastrimet në fshatrat serbe përreth Srebrenicës - banorët e tyre i pushkatonin, i deportonin (dëbonin)... Vendbanimet e serbëve në periferitë e Srebrenicës u boshatisën. Për këtë, natyrisht, ishte në dijeni udhëheqja serbe dhe ajo organizoi operacionin ushtarak kundër enklavës myslimane. Komanda serbe, si në kohërat e moçme kalorsiake, propozoi largimin nga qyteti të grave dhe fëmijëve. Dhe kjo u bë me të vërtetë: “Kryqi i Kuq” vuri në dispozicion disa autobusë dhe të moshuarit, gratë dhe fëmijët u larguan nga qyteti. Mbetën vetëm burrat dhe shumica e tyre e kishin ndarë mendjen për të mbrojtur qytetin me armë në dorë. Dhe ajo ishte një luftë e drejtë, e ndershme, të cilën e fituan serbët. Viktimat e kësaj lufte u numëruan me nxitim. Ndërkohë që duhet thënë se kufoma nuk ka kombësi, kurse si “viktima” atëhere u regjistruan më pas gati më shumë se banorët që patën jetuar në vetë Srebrenicë para shpërthimit të luftës. Ndërsa në numrin e myslimanëve të vrarë u përfshinë edhe serbët e masakruar prej tyre. Në këtë mënyrë përfitoi Perëndimi të ashtuquajturën “sindromë të Srebrenicës”, për të cilën Beogradi është i detyruar të justifikohet deri tani. Vladimir Azarov mendon se faji për mënxyrën e Srebrenicës bie mbi të dyja palët: “- Unë kam parë mëse një herë në Bosnjë e Hercegovinë se si serbët dhe kroatët vrisnin njëri-tjetrin. Kam parë se si zhvarrosnin serbët të afërmit e tyre në Sarajevë dhe ua dërgonin kufomat e të vrarëve kushërinjve në Serbi. Ata kishin frikë se këto varre do ti nënshtroheshin përdhosjes nga ana e myslimanëve. Mbaj mend se si në periudhën e Pashkëve myslimanët masakruan një fshat të tërë serb. Në shenjë hakmarrje për këtë vetëm 9 ditë më vonë serbët masakruan banorët e fshatit fqinj mysliman. Ç’është për të ardhur keq, në botë dinë shumë pak për këtë tragjedi...”.

Grigori Sokollov, Timur Bllohin, Pjotër Iskenderov