Zëri i Rusisë Për herë të parë, pas ngjarjeve të fundit në elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1”, atomistët e autoritetshëm botërorë (specialistët e sferës së energjisë atomike) në Forumin “Atomexpo-2011”, që u zhvillua në Moskë, arritën të përpunojnë rekomandimet e bashkërenditura për zhvillimin e energjetikës bërthamore botërore. Pjesëmarrësit e këtij takimi mbështetën iniciativën e Presidentit rus për përpunimin e instrumenteve ndërkombëtare që rregullojnë çështjet e sigurisë së centraleve bërthamore.

Konkluzioni kryesor i takimit u bë ky: gjenerata bërthamore do të zhvillohet me rritjen e sigurisë së garantuar të centraleve bërthamore. Pas serisë së avarive që ndodhën në elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1” menjëherë disa vende morrën vendimin për të mbyllur centralet bërthamore të ndërtuara disa dekada më parë. Pikërisht reaktorët e brezit të parë, siç mendojnë ekspertët, dhe pësuan avari në Japoni. Këto centrale bërthamore në shumë gjëra nuk përmbushin kërkesat bashkëkohore të sigurisë. Problemi i centrale të vjetëruara bërthamore është mjaft aktual edhe për Rusinë: nuk ishte aspak e rastësishme deklarata e Drejtuesit të Korporatës shtetërore ruse për energjinë atomike “Rosatom” Sergei Kirijenko, se Rusia mund të shqyrtojë çështjen e çmontimit sa më të shpejtë të reaktorëve bërthamorë të gjeneratës së parë. Para së gjithash këtu kihen parasysh reaktorët vjetër me uran dhe grafit.

Aktualisht në mbarë botën po zhvillohen punime për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të reaktorëve të elektrostacioneve atomike, por ne nuk mund të merremi pafundësisht me zgjatjen e jetës së tyre, konstatojnë ekspertët. Sepse ekziston edhe faktori i konsumimit të materialeve. Përveç kësaj, është e pamundur në reaktorë të tillë të vjetëruar të vendosen sisteme bashkëkohore sigurie. Prandaj duhen zëvendësuar kapacitetet e vjetëruara medoemos. Pikërisht një rrugë të tillë po ndjek Rusia duke ndërtuar elektrostacione të reja atomike në këmbim të atyre të nxjerra jashtë funksionimit, vë në dukje specialisti i Korporatës shtetërore ruse për energjinë atomike “Rosatom” Sergei Bojarkin: “- Pas katastrofës së Çernobilit në Rusi u miratuan standartet (normativat) më të rrepta në botë në lidhje me garantimin e sigurisë në centralet bërthamore. Falë këtyre normativave ne bëmë projektin, i cili sipas mendimit të konkurrentëve tanë, ishte i mbingarkuar me sisteme sigurie. Ekziston edhe qasja evropiane, në të cilën figurojnë 4 kanale aktive sigurie. Ekziston edhe qasja amerikane, në të cilën ka kanale pasive të sigurisë. Kurse në projektin rus figurojnë edhe 4 kanalet aktive dhe gjithë kanalet pasive”, - tha Sergei Bojarkin.

0Ekspertët atomistë rusë kanë filluar tashmë nxjerrjen në seri nga funksionimi të reaktorëve të vjetëruar me uran dhe grafit. U ka ardhur radha për çmontim edhe elektro-reaktorëve që funksionojnë mbi bazë të parimit të ujit nën presion (pressurized water reactor), të cilët e kanë konsumuar tashmë afatin e shfrytëzimit të vet. Versionet e tyre moderne me kapacitet shumë më të madh janë ndërtuar sipas teknologjive ruse të elektrostacioneve atomike jo vetëm në territorin e Rusisë, por edhe në Bullgari, Finlandë, Çeki dhe Sllovaki.

Oleg Nehai