0Potenciali i marrëdhënieve të ndërsjellta të Rusisë dhe NATO-s në lidhje me problemet e mbrojtjes antiraketë (MAR) nuk është konsumuar ende pavarësisht nga mungesa e rezultateve konkrete në këtë drejtim. Një mendim të tillë shprehu sot Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për problemet e mbrojtjes Viktor Zavarzin, gjatë komentimit të rezultateve të mbledhjes së Këshillit Rusi-NATO që u zhvillua në vigjilje në nivelin e ministrave të mbrojtjes. Zavarzin vuri në dukje se NATO vazhdon ti bëjë thirrje Rusisë që ti besojë fjalëve të saj në lidhje me atë, se sistemi i MAR nuk do të drejtohet kundër forcave ruse të frenimit bërthamor. Por, sipas gjykimit të tij, vetëm këto premtime janë të pamjaftueshme.