Zëri i Rusisë Mbledhja e Këshillit Rusi-NATO që u zhvillua në Bruksel në nivel ministrash të mbrojtjes nuk solli kurrfarë sensacionesh. Pozitat e palëve në lidhje me një nga problemet më të mprehta - krijimin e mbrojtjes antiraketë - nuk u arrit që nuk u arrit të afrohen dot.

Dallimi në qasjet e palëve konsiston në atë, se në NATO nuk janë të gatshëm të pranojnë propozimet e Moskës për krijimin e sistemit unik të mbrojtjes antiraketë dhe qasjen sektoriale ndaj tij, e cila presupozon që Rusia të marrë mbi vete garantimin e sigurisë antiraketore të një pjese të territorit të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Anders Fogh Rasmussen pas mbledhjes deklaroi si vijon: “NATO nuk mund të lejojë garantimin e sigurinë e vet për llogari të burimeve të jashtme”. Ai u referua gjatë kësaj në nenin № 5 të Traktatit të Uashingtonit mbi themelimin e Bllokut të Atlantikut të Veriut, të përfunduar që në vitin 1949. Ky dokument u përpilua në kushtet e konfrontimit të ashpër midis dy sistemeve politike. Realitetet e shekullit të XXI janë krejtësisht të tjera. Prandaj, kur në NATO nuk duan të marrin në konsideratë preokupimet e Rusisë duke vazhduar të kapen pas stereotipeve të Luftës së Ftohtë, kjo pozitë duket si të paktën e çuditshme. Faktikisht propozohet krijimi i 2 sistemeve të pavarura nga ana teknike dhe strategjike të mbrojtjes antiraketë - Rusisë dhe NATO-s - por gjatë kësaj të realizohet shkëmbimi i informacionit. Ndërsa kjo do të thotë se Moska, në këtë rast, përjashtohet fare nga procesi i vendimmarrjes përfundimtare.

Po fillon dislokimi i elementeve të sistemit të mbrojtjes antiraketë (MAR) në shtetet që ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë me kufijtë e Rusisë. Ndërsa kjo do të thotë se së shpejti në zonën e veprimit të raketave natoviane do të ndodhet territori i Rusisë - nga kufijtë perëndimorë të saj e deri në Ural. Gjatë kësaj NATO refuzoi ti japë Moskës garanci ligjore të asaj, se MAR e Aleancës nuk drejtohet kundër potencialit strategjik të Rusisë. Të gjitha këto dëshmojnë mbi mungesën e dëshirës së NATO-s, dhe para së gjithash SHBA, për ta trajtuar Rusinë si partnere, tha Zëvendës drejtori i Institutit rus të SHBA dhe Kanadasë Pavell Zollotariov: “- NATO nuk ka ndërmend ta konsiderojë Rusinë si aleaten e vet. Ajo, si dhe më parë, do të vazhdojë të mbetet në anën e përtejme të barrikadës. Prandaj e vetmja gjë, për të cilën mund të shpresohet, është arritja e marrjes nga NATO të ndofarë garancive ligjore që ky sistem nuk do të përbëjë rrezik kërcënues për Rusinë. Gjë kjo që gjithashtu është vështirë të besohet, sepse sistemi i MAR po krijohet faktikisht kundër 2 shteteve - Rusisë dhe Kinës, të cilat disponojnë potenciale bërthamore të afta ti shkaktojnë dëm Shteteve të Bashkuara”, - thotë Pavell Zollotariov.

0Ndërsa Ministri rus i Mbrojtjes Anatoli Serdiukov, nga ana e vet, paralajmëroi homologët e vet në NATO se një qasje e tillë është e mbarsur me rrezikun kërcënues të fillimit të garës së re të armatimeve.

Aleksandër Vatutin