0Në zonën e portit të mallrave të elektrostacionit atomik japonez “Fukushima-1” filloi operacioni provë për pastrimin e ujit të detit të ndotur nga rrezatimi radioaktiv. Atë po e thithin me anë të pompave dhe po e hedhin në një impiant me mineral special, i cili është i aftë të “gëlltisë” izotopet e ceziumit. Pas kësaj procedure uji do të kthehet në oqean. Në fillim të prillit në zonën e portit nga rajoni i 2 energo-blloqeve të centralit atomik rrodhën 520 tonë ujë me përmbajtje të lartë rrezatimi radioaktiv, që e tejkalonte normën rreth 20 mijë herë.