0Natën e “modës kozmike” u dhuroi banorëve të qytetit rus Kaluga (në Rusinë Qendrore) stilisti i famshëm francez Pierre Cardin. Demonstrimi i koleksionit të tij u zhvillua në muzeun vendas të historisë së kozmonautikës, i cili mban emrin e Ciollkovskit (Tsiolkovsky). Si dekore për sfilatën e modës shërbyen aparatet kozmike: “Lunokhod” (“Moon walker”), modulet e uljes të stacioneve “Marsi” dhe “Hëna”, maketi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Për krijimin e një pjese të modeleve të koleksionit të vet Cardin-in e frymëzoi fluturimi i njeriut të parë në kozmos.