Zëri i Rusisë Në samitin Rusi-BE që pritet të hapet sot në Nizhni Novgorod do të vazhdojë diskutimi i filluar një muaj më parë, në maj, nga “G-8” në Deauville të Francës në lidhje me situatën e krijuar në Lindjen arabe, rrezikun kërcënues të shpërthimit të konflikteve të reja lokale dhe forcimin e sistemit ekonomik dhe financiar. Përveç kësaj, siç deklaroi Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Barroso, do të zgjidhen përfundimisht të gjitha çështjet problematike për pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Këto ditë u duk informacioni në lidhje me atë, se Gjeorgjia nuk do të pengojë më hyrjen e Rusisë në OBT. Do të vazhdojë edhe diskutimi i iniciativës ruse “Partneriteti për hir të paqes”.

Ndër temat e tjera që do të diskutohen në samit është edhe forcimi i partneritetit në sferën e energjetikës mes Rusisë dhe BE. Rusia ka ndërmend ti ruajë vetes statusin e furnizueses së qëndrueshme dhe të besueshme të burimeve të energjisë, ndërsa BE është i interesuar për zgjerimin e vëllimit të furnizimeve. Por aktualisht në dialogun mes Moskës dhe Brukselit ekzistojnë edhe mosmarrëveshje në lidhje me Paketën e Tretë Energjetike, thotë Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov: “- Pa dyshim, në samit do të preket tema energjetike. Kjo do të jetë kundërpërgjigje e përbashkët ndaj sfidave afatgjata - përpunimi i llojeve të reja të karburanteve, rritja e efikasitetit të energjisë. Në lidhje me miratimin e Paketës së Tretë Energjetike të BE në dialogun tonë lindën probleme serioze. Në këtë Paketë përfshihet një kompleks masash, që destinohen të sigurojnë fushën formale të konkurrencës për të gjitha kompanitë, të cilat në praktikë krijojnë probleme për kompanitë ruse të sferës së energjetikës. Jashtëzakonisht aktuale është bërë tani edhe tema e energjetikës bërthamore. Ne po diskutojmë me BE realizimin në jetë të idesë së zhvillimit të stres-testeve në centralet bërthamore, të cilat numërojnë rreth 150 të tilla në territorin e BE”, - tha Vladimir Çizhov.

0Edhe një temë tjetër e rëndësishme për Rusinë dhe BE është çështja e vizave.       Sot Moska dhe Brukseli po diskutojnë aplikimin e regjimit të vizave afatgjata 5-vjeçare midis tyre. Axhendën e samitit të tanishëm e korrektuan ngjarjet e fundit në Evropë, të shkaktuara nga infeksioni intestinal, i cili ka marrë tashmë jetët e më tepër se 20 vetave, dhe ndalimi në Rusi i importit të perimeve nga Evropa. Embargo e vendosuar nga Rusia shkaktoi pakënaqësinë e Brukselit. Por Rusia tashmë deklaroi se nuk do ta anulojë këtë embargo për sa kohë që nuk do të përcaktohet me saktësi burimi i infeksionit. Ndërkohë që Brukseli nuk merr aspak mundimin që të japë përgjigje ndaj pyetjes kryesore që iu drejtua atij nga Moska.

Olga Denisova dhe Nina Dimitrieva