0Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u paraqit varianti i ri i projekt rezolutës për Sirinë, i cili dënon autoritetet e këtij vendi për shtypjen e dhunshme të demonstratave të opozitës. Dokumentin në fjalë e përgatitën Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Portugalia. Rusia dhe Kina, të cilat zotërojnë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk e mbështesin projekt rezolutën.  Siç deklaroi më parë Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov, dukja e një dokumenti të tillë, menjëherë pas rezolutës së Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Libinë, do të ishte kundër-produktive dhe do të thoshte se OKB-ja pozicionohet në anën e njërës prej palëve të konfliktit të brendshëm politik në vendin e sipërpërmendur.