0Në Nizhni Novgorod (pranë Vollgës) sot do të hapet samiti Rusi-BE. Në punimet e tij do të marrë pjesë edhe Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Delegacionin e Bashkimit Evropian e kryesojnë Kryetari i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe Kreu i Komisionit Evropian José Manuel Durão Barroso. Në qendër të vemendjes së pjesëmarrësve të takimit dyditor do të jenë: Programi “Partneriteti për hir të modernizimit”, perspektivat e anulimit të regjimit të vizave, çështjet e sferës energjetike, përpunimi i marrëveshjes së re themelore mes Rusisë dhe BE. Në këtë samit do të diskutohen gjithashtu problemet ndërkombëtare: situata në Afrikën e Veriut, në Lindjen e Afërme, programi bërthamor i Iranit.