0Principata e Andorrës njohu pavarësinë e Kosovës nga Serbia, të shpallur prej shqiptarëve kosovarë në vitin 2008, njoftoi të enjten MPJ e Kosovës. Sipas të dhënave të dikasterit diplomatik kosovar, njoftimi zyrtar mbi njohjen e pavarësisë u dërgua në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel. MPJ e Kosovës vë në dukje se Andorra u bë shteti i 76 që njohu pavarësinë e republikës.