0Në Moskë përfundoi punimet Forumi Ndërkombëtar “Aromexpo-2011”, i cili u zhvillua nga 6-8 qershor. Në të morrën pjesë më tepër se 1.200 delegatë nga 47 vende të botës. Sipas fjalëve të Kreut të Degës Bërthamore të Industrisë së Rusisë Sergei Kirijenko, diskutimet u përqendruan rreth çështjes se çfarë do të ndodhë me energjetikën bërthamore në një të ardhme të afërt dhe nëse do të ekzistojë ajo më në përgjithësi. Të gjithë u pajtuan me mendimin se energjetika atomike do të vazhdojë të zhvillohet më tej, por në kushte të garantuara sigurie, tha Sergei Kirijenko. Ai njoftoi gjithashtu se pjesëmarrësit e Forumit mbështetën iniciativën e Presidentit rus për përpunimin e dokumenteve, instrumenteve ndërkombëtare që rregullojnë çështjet e garantimit të sigurisë së centraleve bërthamore.