Zëri i Rusisë Asambleja Parlamentare e OKB-së, e cila do të mbahet në Nju Jork më 8-10 qershor, ka ndërmend të miratojë deklaratën mbi HIV / AIDS. Që nga momenti i i zbulimit të kësaj sëmundjeje të tmerrshme kanë kaluar plot 30 vjet. Gjatë kësaj kohe ajo ka marrë jetët e 30 milionë njerëzve në planetin tonë. Dhe, pavarësisht nga masat e ndërmarra për luftimin e  AIDS-it, numri i të prekurve nga kjo sëmundje po vjen duke u rritur nga viti në vit.

Drejtori i Programit të Përbashkët të OKB-së për HIV / AIDS në Evropë dhe Azinë Qendrore Denis Broun tha: “- Gjatë kohës së përhapjes së kësaj sëmundje si epidemi po merr zhvillim edhe strategjia për kundërveprimin ndaj kësaj epidemie. Në momentet aktuale bota ka formuluar tre objektiva kryesore. Këto janë: të çohet deri në zero numri i infeksioneve të reja; në zero numri i vdekjeve të lidhura me HIV; në zero rastet e diskriminimit dhe stigmatizimit”.

Në Rusi që nga viti 2005 filloi rritja e vrullshme e financimit të programeve të luftës kundër AIDS-it, ndër të tjera edhe aktiviteteve profilaktike të parandalimit të kësaj sëmundjeje. Rusia përkatësisht numrit të popullsisë së ekzaminuar zë një ndër vendet kryesore në botë.

Ndër sukseset e padiskutueshme që janë arritur specialistët përmendin problemin e cilësisë së gjakut për transfuzion - ajo konsiderohet si e shkëlqyer. Përveç kësaj, Rusia ka avancuar mjaft edhe në çështjen e parandalimit të transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija gjatë periudhës së shtatzanisë, lindjes dhe ushqyerjes me gji. Vetëm një ndër 300-400 foshnja infektohet nga virusi  AIDS-it. Ky është një tregues shumë i mirë bile dhe në shkallë globale.

0Po zgjidhet me mjaft sukses edhe problemi i sigurimit të preparateve antivirale: po rriten vëllimet e blerjeve të medikamenteve jashtë shtetit dhe paralelisht po ndërmerret riorientimi drejt krijimit të preparateve vendase retrovirale. Por më kryesorja, ka ndryshuar qëndrimi ndaj personave me HIV-pozitiv. Për 30 vjet është konsoliduar perceptimi i asaj, se këta persona nuk duhen izoluar. Ata duhen ndihmuar në luftën e tyre me këtë sëmundje vdekjeprurëse. AIDS, për të cilin flitet vazhdimisht që nga momenti i shfaqjes së tij, nuk po bëhet aspak sëmundje e zakonshme banale. Problemi nuk është ezauruar deri tani dhe njerëzimi mund ta ndalojë epideminë vetëm me përpjekjet e bashkuara të qeverive, njerëzve që jetojnë me virusin HIV, shoqërisë civile dhe gjithë organizatave që merren me problemet e HIV / AIDS-it.

Elena Kovaçiç