0Në Moskë sot u shpall se Konkursi i 14-të Ndërkombëtar “Çajkovski” do të hapet më 14 qershor me koncertin e laureatëve të tij në Sallën e Madhe të Konservatorit të Moskës. Për herë të parë në gjithë historikun e vet ky konkurs do të zhvillohet jo vetëm në Moskë, por edhe në Shën Petersburg. Rivaliteti midis pianistëve dhe violonçelistëve do të zhvillohet në Moskë, kurse ai i violinistëve dhe vokalistëve në Petersburg. Gjithashtu për herë të parë konkursin “Çajkovski” do të ketë mundësi ta ndjekë auditori i Internetit. Në të do të marrin pjesë muzikantë nga 29 vende të botës. Midis tyre janë 30 pianistë, 27 violinistë, 25 violonçelistë, 20 këngëtarë dhe 20 këngëtare. Çmimi i parë do të përbëjë 20 mijë euro, fordi i përgjithshëm financiar i forumit muzikor është rreth 350 mijë euro. Konkursi financohet nga qeveria e Federatës Ruse dhe do të përfundojë më 2 korrik.