Shkarko audiofailin

Vendimi i marrë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) në Bukuresht - për transferimin e presidencës nga Rumania tek Rusia - hap perspektiva të reja për këtë organizatë. Duam t’ju kujtojmë, se në BEDZ hyjnë: Shqipëria, Azerbajxhani, Bullgaria, Armenia, Greqia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina.

Presidenca 6-mujore në këtë Organizatë do ti lejojë Rusisë të intensifikojë bashkëpunimin rajonal në rajonin e Detit të Zi, i cili po përballohet me sfida dhe kërcënime të reja. Në veprimtarinë e BEDZ tradicionalisht ndërthuren aspektet politike dhe ekonomike.

Në të vërtetë, realizimi në jetë i dokumenteve të tilla të përbashkëta të BEDZ si Memorandumi i nënshkruar në Beograd në vitin 2007 mbi Mirëkuptimin në sferën e zhvillimit të koordinuar të autostradës unazore përreth Detit të Zi kërkon nga të gjitha shtetet anëtare të Organizatës shkallën më të lartë të mundshme të ndërveprimit politik. Dhe ai po arrihet të ruhet jo vetëm në nivelin e drejtuesve të shteteve, qeverive apo krerëve të MPJ, por edhe në kuadër të Asamblesë Parlamentare të BEDZ si dhe Bankës profilore të Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi. Në lidhje me këto drejtime BEDZ mund të lërë pas bile dhe një “lokomotivë” të tillë tashmë të njohur të integrimit si Bashkimi Evropian.

Për gati 2 dekada të ekzistencës së vet BEDZ ka zënë një vend mjaft të rëndësishëm në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shërben aktualisht si një element me shumë peshë i botës multipolare. Është e rëndësishme të theksohet kjo meqenëse shumë në Evropë janë mësuar ti njehësojnë institutet e sigurisë evropiane dhe bashkëpunimit me organizata të tilla tradicionale si NATO, BE, OSBE dhe Këshilli Evropian, kurse organizatat e reja rajonale ti konsiderojnë si të panevojshme dhe madje të rrezikshme. Përfytyrime të tilla dhe u bënë një nga pasojat e “rivlerësimit të vlerave”, që ka ndodhur në të dyja anët e Atlantikut në prag të rënies së Bllokut Lindor, vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me “Zërin e Rusisë” ekspertja e Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Nadiezhda Arbatova: “- Ai fakt, se si rezultat i Luftës së Ftohtë ndodhi shpërbërja e Lindjes dhe jo Perëndimit, stimuloi lindjen e përfytyrimit të shtrembëruar në vendet-anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe organizatave të tjera analogjike. Ai konsiston në pikëpamjen se asgjë nuk duhet ndryshuar, se edhe kështu gjithçka është në rregull. Por bota ka ndryshuar. Në rendin e ditës kanë dalë probleme dhe sfida të reja, të cilat kërkojnë mekanizma të rinj reagimi. Midis mekanizmave të tillë një rol i veçantë i takon organizatave rajonale të afta të reagojnë në mënyrë më operative dhe më efektive ndaj problemeve që lindin në territoret e tyre”, - tha Nadiezhda Arbatova.

0Zhvillimi kontradiktor i situatës si në radhët e BE, ashtu dhe në periferitë e tij lejon të parashikohet rritja e mëtejshme e ndikimit dhe autoritetit të organizatave rajonale si BEDZ. Ndërsa kjo është edhe një tullë tjetër e hedhur në themelin e sistemit të ri të sigurisë, për krijimin e të cilit lufton Rusia.

Pjotër Iskenderov