0Azerbajxhani shpreson të fillojë në një perspektivë të afërt furmizimin e naftës së vet në Çeki, Sllovaki dhe Hungari. Për këtë u njoftoi sot gazetarëve në Baku, në Konferencën e 18-të Ndërkombëtare “Nafta dhe gazi i Kaspikut” që u zhvillua atje, Përfaqësuesi i Kompanisë shtetërore të naftës të Azerbajxhanit Vitali Begliarbekov. “Me qëllim që të funizohet nafta në Çeki, Sllovaki dhe Hungari mund të shfrytëzohet dega jugore e gazsjellësit “Druzhba”, i cili kalon nëpërmjet territorit të Ukrainës, - tha ai. Është llogaritur tashmë se Kompania mund të furnizojë në total në këto vende deri në 5 milionë tonë naftë.