0Të dyja palët e konfliktit libian e kuptojnë për mrekulli se situata e krijuar në vend nuk mund të zgjidhet kurrsesi me rrugë ushtarake. Tani është e domosdoshme të flitet mbi të ardhmen e vendit, deklaroi në Kairo i Dërguari i posaçëm i Presidentit të Rusisë për rregullimin e konfliktit në Libi Mihaill Margellov. Sipas mendimit të tij, vetëm libianët mund të gjejnë rrugëdaljen nga kjo krizë që ka mbërthyer vendin. Margellov zhvilloi negociata në Benghazi me udhëheqjen e Këshillit Kalimtar Kombëtar të opozitës dhe u takua në Kairo me kushuririn e parë të Muammar Gaddafit, i cili përfaqëson autoritetet e Tripolit. Përpjekjet ndërmjetësuese të Moskës vlerësohen pozitivisht nga palët konfliktuese libiane.