05 operacionet e përbashkëta anti-drogë në Afganistan u bënë rezultat i veprimtarisë së Grupit të punës të krijuar në kuadër të Komisionit dypalësh Presidecial Medvediev-Obama. Për këtë njoftoi sot Drejtori i Shërbimit Federal të Rusisë për ushtrimin e kontrollit ndaj trafikimit të drogës Viktor Ivanov. Duke marrë fjalën në Këshillin e Federatës ai vuri në dukje, se Grupi i punës ruso-amerikan u shndërrua në instrument veprues mjaft efektiv në sferën e luftës kundër trafikimit të drogës.