0Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdjukov do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Rusi-NATO në Bruksel në nivel krerësh të dikastereve të mbrojtjes. Në këtë mbledhje planifikohet diskutimi i bashkëpunimit ushtarak të Rusisë e NATO-s si dhe problememt e sigurisë ndërkombëtare. Një vemendje e veçantë do ti kushtohet zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me bashkëveprimin në sferën e mbrojtjes antiraketë. Mbledhja e Këshillit Federata Ruse-NATO në nivel ministrash të mbrojtjes do të zhvillohet tani për herë të parë që nga momenti i ftohjes së marrëdhënieve për shkak të ngjarjeve të 8 gushtit të vitit 2008 në Kaukaz. Serdjukov do të zhvillojë gjithashtu edhe një sërë takimesh dypalëshe me homologët e vet natovianë dhe udhëheqjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut.