Shkarko audiofailin

Për mbledhjen në nivel Ministrash të Mbrojtjes të 8 qershorit të Këshillit Rusi-NATO në Bruksel janë përgatitur mirë si ushtarakët e rangut të lartë, po ashtu dhe politikanët e ekspertët nga të dyja palët. Çështja kryesore që duhej të diskutohej nga pjesëmarrësit e takimit ishte problemi i mburojës antiraketore për Evropën. Por e bashkangjitur me këtë çështje, megjithëse në formë “të padukshme për syrin” ishte, me sa duket, edhe një tjetër që nuk u përmend verbalisht. Por pikërisht ajo, sipas logjikës së thjeshtë të gjërave, dhe ishte më e rëndësishmja: po përse duhet folur në fakt?

Siç theksoi në vigjilje të takimit në Bruksel Zëvendës ministri rus i mbrojtjes Anatoli Antonov, në Moskë kësaj here nuk i thonë Perëndimit në mënyrë kategorike “jo”, por paraqesin megjithatë disa kushte të caktuara. Dhe kushti kryesor është nënshkrimi i një traktati juridikisht të detyrueshëm për zbatim mbi mosdrejtimin e mbrojtjes antiraketë të NATO-s kundër Rusisë. Sigurisht që kjo duhet të përforcohet nga ana e NATO-s me aktivitete plotësisht konkrete teknike. Dhe sikur ta parandiente diskutimin e kësaj teme Anders Fogh Rasmussen vuri në dukje, se rruga më premtuese për arritjen e një besimi shumë më të madh është, sipas pikëpamjes së tij, “diskutimi, debatet politike dhe shkëmbimi i mendimeve” dhe jo “formulimet e komplikuara juridike”.

Domethënë përsëri vetëm fjalë... Dhe se për çfarë mund të merren vesh atëhere në rrethana të tilla Moska dhe Uashingtoni në sferën e mbrojtjes antiraketë mbetet mister bile dhe për negociatorët më me përvojë. “Për ne kjo është një nga detyrat më të komplikuara diplomatike”, - citon shtypi fjalët e Zëvendës ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergei Riabkov.

Igor Korotçenko, eksperti i Grupit të punës për bashkëveprimin me NATO-n në sferën e mbrojtjes antiraketë pranë Administratës së Presidentit të Rusisë, Kryeredaktori i revistës «Национальная оборона» (“Mbrojtja kombëtare”) i përmbahet një qendrimi akoma dhe më kategorik. “- Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk është ende e gatshme për të diskutuar në aspekt praktik propozimet e Rusisë. Ndërsa ato konsistojnë në atë, që të spostohen mjetet (armatimet) e sistemit evropian të mbrojtjes antiraketë nga zonat pranëkufitare me Rusinë më në thellësit të territorit të Evropës me qëllim që të përjashtohet mundësia e kapjes së raketave balistike ruse nga antiraketat e NATO-s. Por ne nuk po vemë re tani për tani kurrëfarë hapash për ti dalë përpara propozimeve ruse nga ana e partnerëve tanë. Prandaj duhet të fillojmë të mendojmë që tani për ndërmarrjen e masave asimetrike përkatësisht kundërshtimit të rreziqeve kërcënuese, të cilat, sipas vlerësimeve të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, duke filluar që nga viti 2015 do të bëhen plotësisht aktuale për ne”, - theksoi Igor Korotçenko.

0E megjithatë, ekspertët venë në dukje se në Kremlin nuk i kanë humbur shpresat për vazhdimin e dialogut. Ministri rus i Mbrojtjes Anatoli Serdjukov i bëri të ditur edhe një herë homologëve të vet perëndimorë në Bruksel pozitën e Moskës. Kurse Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin Presidenti Dimitri Medvediev i dha leje të plotë (carte blanche) për bisedime të drejtpërdrejta me liderët e vendeve perëndimore në lidhje me mbrojtjen evropiane antiraketë.

Oleg Severgin