0Përpjekjet ndërmjetësuese të Federatës Ruse për rregullimin e konfliktit në Libi janë të kërkuara. Për këtë deklaroi në Kairo Përfaqësuesi special i Presidentit të Rusisë Mihaill Margellov. Ai mbërriti në kryeqytetin egjiptian nga Benghazi libian, ku u takua me udhëheqjen e Këshillit Kalimtar Kombëtar të opozitës. Margellov nuk përjashtoi edhe mundësinë e vajtjes së vet në Tripoli, i cili, si dhe më parë, vazhdon të kontrollohet nga forcat e Muammar Gaddafit. Ndërkohë aviacioni i NATO-s dha gjatë 24 orëve të kaluara mbi Tripolin goditjen më të fuqishme ajrore për 3 muajt e operacionit ushtarak të aleatëve. Sipas të dhënave të autoriteteve libiane, gjetën vdekjen rreth 30 veta.