0Rusia dhe BE në samitin e 9-10 qershorit në Nizhni Novgorod nuk planifikojnë nënshkrimin e marrëveshjeve të mëdha, deklaroi të martën Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse pranë BE Vladimir Çizhov. Pasi kujtoi se palët zhvillojnë nga 2 samite në vit ai e quajti samitin e pritshëm thjesht takim pune dhe njoftoi se pritet miratimi i raportit të koordinatorëve të iniciativës së partneritetit për hir të modernizimit. Në këtë samit do ti bëhet gjithashtu vlerësim negociatave për marrëveshjen e re bazë Rusi-BE.