0Kurrfarë propozimi i “Gjashtëshes” së ndërmjetësuesve ndërkombëtarë nuk do ta bindë Iranin për të pezulluar punimet për pasurimin e uraniumit. Për këtë deklaroi në konferencën për shtyp në Teheran Presidenti i vendit Mahmud Ahmadinexhad. “Gjashtëshja” ndërmjetësuese në përbërjen e Rusisë, Kinës, SHBA, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë po përpiqet të arrijë nga Irani ndalimin e pasurimit të uraniumit, që mund të përbëjë rrezik kërcënues për regjimit e mospërhapjes së armës bërthamore.