0Liderët e opozitës libiane e mbështetën iniciativën ndërmjetësuese të Rusisë. Për këtë njoftoi me telefon pas negociatave të zhvilluara në qytetin Benghazi Përfaqësuesi special i Presidentit të Federatës Ruse Mihaill Margellov. Ai i vlerësoi liderët e opozitës si “njerëz të përgjegjshëm dhe seriozë, të cilët janë të interesuar për zhvillimin stabil të vendit si shtet unik”. Margellov vuri në dukje se Rusia vendosi jo vetëm kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë kalimtare në Benghazi, por dhe arriti të ruajë Ambasadën e vet në Tripoli. Kjo jep arsye të shpresohet për suksesin e misionit ndërmjetësues midis dy pjesëve të përçara të shoqërisë libiane, mendon Mihaill Margellov.