0Rusia nuk do të mbështesë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë në qoftë se ajo do të jetë analogjike me atë libiane. Për këtë deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse pranë Bashkimit Evropian Vladimir Çizhov. Ai kujtoi se rezoluta e 17 marsit për Libinë parashikonte jo vetëm vendosjen e zonës së “ndaluar për fluturime” mbi Libi, por dhe krijonte mundësinë për intervencionin e huaj ushtarak në këtë vend. Dhe më 19 mars koalicioni i vendeve perëndimore filloi operacionin ushtarak në territorin e Libisë. Rusia insiston në atë që Siria të fitojë mundësinë për ti zgjidhur problemet e veta të brendshme pa ndërhyrje nga jashtë.