0I dërguari special i Presidentit të Federatës Ruse për rregullimin e konfliktit në Libi Mihaill Margellov mbërriti sot me mision në Benghazi, ku do të zhvillojë bisedime me opozitën libiane. “Për ne janë shumë të shtrenjta marrëdhëniet me Libinë dhe popullin libian”, - deklaroi Mihaill Margellov për Agjencinë informative ruse ITAR-TASS. Ai theksoi se Federata Ruse mbështet vendosmërisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Libisë. Sipas mendimit të tij, libianët janë në gjendje të përcaktojnë në mënyrë të mëvetësishme të ardhmen e vet. Bashkë me këtë ai pranoi, se konfrontimi i armatosur i zgjatur përkeqëson gjendjen humanitare jo vetëm në Libi, por edhe në vendet fqinje me të që janë të detyruara të pranojnë refugjatët libianë.