0Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të mbërrijë sot në Oslo, ku do të marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit të Shteteve rajonit të Detit Balltik. Në këtë takim parashikohet diskutimi i përsosjes së bashkëpunimit në kuadër të Këshillit. Anëtare të Këshillit të Shteteve rajonit të Detit Balltik janë 11 vende: Gjermania, Danimarka, Islanda, Letonia, Litualia, Norvegjia, Polonia, Rusia, Finlanda, Suedia, Estonia si dhe Komisioni Evropian. Në Oslo Sergei Lavrov do të shkëmbejë me homologun e vet norvegjez Jonas Gahr Støre instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së arritur midis Federatës Ruse dhe Norvegjisë mbi ndarjen e zonave detare dhe bashkëpunimin në Detin Barenc dhe Oqeanin e Ngrirë të Veriut.