0Emisioni në atmosferë i lëndëve radioaktive nga centrali bërthamor japonez “Fukushima-1”në ditët e para të avarisë ishte 2 herë më i lartë se ç’mendohej më parë. Për këtë flitet në raportin e Agjencisë japoneze për Sigurinë Bërthamore dhe Industriale. Sipas vlerësimeve të reja, tashmë 3 orë pas tërmetit të 11 marsit filloi shkrirja e karburantit bërthamor në reaktorin e parë të elektrostacionit atomik. Pastaj kjo ndodhi edhe në 2 reaktorë të tjerë të tij dhe çoi si rezultat në çarjen e korpuseve mbrojtëse të tyre dhe në shpërthimin e hidrogjenit. Të gjitha këto u bënë shkas për hedhjen e fuqishme në atmosferë të rrezatimit radioaktiv. Avaria në “Fukushima-1” u vlerësua sipas nivelit më të lartë, atë të shtatë të rrezikshmërisë, që është i krahasueshëm me katastrofën në centralin bërthamor të Çernobilit.